Alonso: Rikthehem në Formula 1 dhe ndal dominimin e Hamilton

Formula 1

Alonso: Rikthehem në Formula 1 dhe ndal dominimin e Hamilton

Më: 31 janar 2020 Në ora: 13:18
Fernando Alonso, Hamilton

Dy herë kampioni i botës në Formula 1, Fernando Alonso, pas një dy vitesh pushim dëshiron të rikthehet sërish në pistë.

“Nuk i kam mbyllur llogaritë me Formula 1. Rregullat e reja që do të aplikohen nga viti 2021 janë një mundësi e mirë për mua. Pas kaq kohësh pushim ndihem i shplodhur dhe i qetë”, tha Alonso, 38 vjeç.

Spanjolli tha se në këtë rikthim shpallet sërish kampion bote dhe të ndalë dominimin e Hamilton.

“Ai ka disa pika të dobëta dhe askush nuk e ka vënë aq shumë në presion sa mund ta vendos unë. Asnjë nuk e ka vënë në presion deri në atë pikë sa ai të gabojë. Unë jam gati të rikthehem dhe të fitoj titullin me një makinë fituese”, tha Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat