Yamaha prezanton motorin - Bota Sot
Yamaha prezanton motorin

Formula 1

Yamaha prezanton motorin

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 15:51
Yamaha prezanton motorin

Mesditën e sotme është prezantuar motori japonez Yamaha, që pilotohet nga italiani Valentino Rossi dhe spanjolli Maverick Vinales.

Ky i fundit ka siguruar rinovimin e kontratës deri në vitin 2022, ndërsa për legjendën italiane të Moto GP ky do të jetë sezoni i fundit me këtë motor. Yamaha ka konfirmuar se në vitin 2021 motorin e saj zyrtar do ta pilotojë francezi Fabio Quartararo (aktualisht me Yamaha Petronas), që do të zërë vendin e Rossit.

Duke folur për këtë ndryshim të madh të karrierës së tij, që mund ta çojë edhe nga tërheqja përfundimtare nga sporti, Rossi tha: “Ishte e vështirë të merrje vendimin për të mos pilotuar Yamaha zyrtare në vitin 2021. Gjithsesi, për largimin tim përfundimtar ka ende kohë, por nëse nuk do të jem kompetitiv do të largohem. Shpresoj që Yamaha e këtij viti të jetë kompetitive dhe të dueloj për titullin”.

“Objektivi im është të garoj edhe në vitin 2021 dhe falënderoj Yamaha për mbështetjen që më dha, duke më ofruar një vend te Yamaha Petronas”, tha piloti 41-vjeçar italian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat