Shtatë ekipe kundër FIA-s dhe Ferrarit - Bota Sot
Shtatë ekipe kundër FIA-s dhe Ferrarit

Formula 1

Shtatë ekipe kundër FIA-s dhe Ferrarit

Më: 4 mars 2020 Në ora: 15:47
Shtatë ekipe kundër FIA-s dhe Ferrarit

Shtatë nga 10 skuadrat e Formula 1 kanë publikuar një deklaratë të përbashkët për të thënë se janë të befasuar dhe të tronditur nga marrëveshja konfidenciale e FIA-s me Ferrarin mbi një hetim rreth motorit që ka përdorur “Kokëkuqja” sezonin e kaluar.

Skuadrat, me të cilave Mercedesi, Red Bulli dhe McLareni, janë të shqetësuara që ky hetim i FIA-s nuk përcakton nëse Ferrari i ka shkelur rregullat.

Përveç Ferrarit, Alfa Romeo dhe Haas, që furninizohen nga skuadra gjigante italiane, ishin skuadrat e vetme që nuk e vunë emrin e tyre në letër. Ferrari e përfundoi i dyti kampionatin e konstruktorëve vitin e kaluar.

“Ne, ekipet që kemi nënshkruar këtë letër, u befasuam dhe u tronditëm nga deklarata e FIA-s, të premten, më 28 shkurt, në lidhje me përfundimin e hetimit të saj ndaj Ferrarit.

Një rregullator sportiv ndërkombëtar ka përgjegjësinë të veprojë me standardet më të larta të drejtimit, integritetit dhe transparencës.

Ne kundërshtojmë me forcë që FIA të arrijë një marrëveshje konfidenciale me Ferrarin për ta mbyllur këtë çështje.

Prandaj, ne deklarojmë publikisht angazhimin tonë të përbashkët për ta ndjekur në tej këtë çështje, për të siguruar që sporti ynë i trajton të gjithë konkurrentët në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Ne e bëjmë këtë në emër të tifozëve, pjesëmarrësve dhe palëve të interesuara të Formula 1.

Për më tepër, kemi të drejtat tona për të kërkuar kompensim ligjor, brenda procesit të rregullt të FIA-s dhe para gjykatave kompetente.”

Skuadrat që kanë nënshkruar letrën:

McLaren Racing

Mercedes-Benz

Racing Point UK

Red Bull Racing

Renault Sport Racing

Scuderia Alpha Tauri S.p.A.

Williams Grand Prix Engineering

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat