Paraqitje fantastike e automobilisteve tona në Shkup

Formula 1

Paraqitje fantastike e automobilisteve tona në Shkup

Më: 7 mars 2020 Në ora: 18:35
Paraqitje fantastike e automobilisteve tona në Shkup

Ermira Topalli, Shqipe Osmani, Mimoza Jetullahu, Pranvera Xhaferi, Afërdita Ruva, Luljeta Topalli, Blerta Bytyçi, Sevdije Mehmeti dhe Dorentina Qerimi ishin garueset nga Kosova, të cilat morën pjesë në garën reli në Shkup.

Garueset tona patën paraqitje shumë të mirë, ndërsa u dallua Ermira Topalli, e cila në plasmanin e përgjihshëm e pati kohën më të mirë, duke i lënë pas vetes të gjitha garueset vendëse.

“Ishte përvojë shumë e mirë për ne, aq më tepër që kjo ishte hera e parë që paraqitemi në një disiplinë të tillë. Besoj që gara të tilla të organizohen edhe tek ne, ndërsa i inkurajoj femrat që sa më shumë të inkuadrohen në auto sport. Sa i përket renditjes, gjithsesi që jam e kënaqur megjithëse rezultati nuk ishte në plan të parë”, është shprehur Topalli.

Image

Gara u organizua nga Federata e Auto Sportit e Maqedonisë së Veriut dhe pati karakter festiv, për nder të 8 Marsit. I kënaqur me paraqitjen e garueseve u shpreh edhe kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi.

“Është një praktikë e mirë përmes së cilës garueset tona fituan një përvojë të re. Pjesëmarrja në gara të tilla dhe përgjithësisht në auto sport, përveç kënaqësi është edhe kulturë sportive, por edhe kontribut në rritjen e sigurisë në trafik.

Image

Ermira

Sigurisht që edhe ne do të organizojmë gara në këtë disiplinë dhe besoj që numri i pjesëmarrësve do të jetë shumë i madh”, ka thënë numri një i FASK-ut.

Të kënaqura me pjesëmarrjen dhe paraqitjen u shprehën edhe garueset tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat