Formula 1 anulon Grand Prix Australia

Formula 1

Formula 1 anulon Grand Prix Australia

Më: 12 mars 2020 Në ora: 17:01
Formula 1

Formula 1 ka vendosur që të anulojë garën hapëse të këtij edicioni.

Gjatë gjithë ditës është diskutuar për Grand Prix Australia të Formula 1, pasi piloti i McLaren është prekur nga koronavirusi.

Tutje, edhe Lewis Hamilton shprehej i shokuar me Formula 1 për vendimin që gara të mbahej.

Duket se me gjithë këto, F1 ka vendosur më në fund të intervenojë.

Raportimet e fundit konfirmojnë se Grand Prix Australia është anuluar.

Vendimi është marrë pas një takimi që zgjati 2 orë e gjysmë, mes drejtuesve të F1.

Mbetet të shihet se për kur do të caktohet kjo garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat