Konfirmohet i shëruari i parë nga koronavirusi në Formula 1

Formula 1

Konfirmohet i shëruari i parë nga koronavirusi në Formula 1

Më: 16 mars 2020 Në ora: 11:05
Ilustrim

McLaren thotë se anëtari i ekipit që testoi pozitivisht për koronavirus në Çmimin e Madh të Australisë është “shëruar mirë” dhe tani është pa simptoma.

Testi pozitiv i punonjësit të McLaren të enjten në Melbourne shkaktoi anulimin e garës pas një serie takimesh në mëngjesin e së premtes.

I gjithë personeli i McLaren që udhëtoi për në Australi do të qëndrojë në karantinë për dy javë si një masë paraprake.

14 persona të tjerë të cilët kishin kontakte të ngushta me personin e prekur mbeten në karantinë gjithashtu.

Ata po ndihmohen përmes izolimit të tyre 14-ditor nga drejtori i garave Andrea Stella, i cili vullnetarisht qëndroi prapa për t’i mbështetur ata.

Shefi ekzekutiv i McLaren Racing, Zek Brown, tha se vendimi për t’u tërhequr nga gara ishte “si vendimi më i vështirë që duhej të merrja, por si Drejtor i Përgjithshëm ishte më i lehtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat