Verstappen mund ta ndalojë Hamiltonin - Bota Sot
Verstappen mund ta ndalojë Hamiltonin

Formula 1

Verstappen mund ta ndalojë Hamiltonin

Më: 4 prill 2020 Në ora: 14:59
Verstappen mund ta ndalojë Hamiltonin

Ashtu si cdo gjë tjetër, edhe Formula 1 është prekur nga COVID-19.

Ish-kampioni i botës në Formula 1, piloti gjerman, Nico Rosberg, ka folur sot për situatën e krijuar në këtë sport për shkak të koronavirus, pasi vazhdon të mos nisë ende botërori dhe nuk dihet kur, duke parë gjendjen në botë.

Raportohet se gjasat janë që të zhvillohet një botëror i reduktuar në 14-16 gara nga 21 që ishin planifikuar.

Sipas ish-kampionit të botës, nëse ndodh diçka e tillë, mund të përfitojë Max Verstappen.

Rosberg mendon se me kampionatin e reduktuar, është mundësi e mirë që Verstappen me Red Bullin të shpallet kampion bote, duke mposhtur Lewis Hamiltonin që vitet e fundit, po vazhdon të ndjekë rekord pas rekordi të legjendës Michael Schumacher.

“Në një kampionat me pak gara Max mund të jetë një kampion bote. Në këtë sport fati është një faktor i rëndësishëm dhe Red Bull ka shumë shanse të rivalizojë me Hamilton dhe Mercedes. Është pilot që mund të vërë në krizë Lewis, që kërkon të barazojë rekordet e Schumacher”, tha Rosberg.

Ashtu si çdo garë në futboll, edhe Formula 1 nuk dihet kur do të nisë, për shkak të COVID-19 që po merr mijëra jetë çdo ditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat