Ish shefi ekzekutiv i Formula 1: Të anulohet sezoni 2020

Formula 1

Ish shefi ekzekutiv i Formula 1: Të anulohet sezoni 2020

Më: 5 prill 2020 Në ora: 12:47
Formula 1

Formula 1 mund të mos ketë sezon të 2020-ës.

Ish shefi ekzektuvi i Formula 1, Bernie Ecclestone, ka dhënë mendimet e tij mbi atë se si duhet vepruar në situatën aktuale.

Përhapja e pandemisë Covid-19 ka bërë që shumë gara të Formula 1 të shtyhen e disa edhe të anulohen fare.

Si pasojë e gjithë këtyre, Ecclestone e sheh të pamundur rikthimin në sezonin 2020.

“Ne duhet të anulojmë këtë sezon dhe të shpresojmë që të nisim vitin tjetër”, ka thënë 89 vjeçari.

“Nuk shoh se si është e mundur të kemi numrin e duhur të garave këtë vit”, ka shtuar Ecclestone. Mbetet të shihet ndërkohë se cili do të jetë vendimi final i FIA dhe F1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat