Leclerc ka zbuluar idhullin e tij

Formula 1

Leclerc ka zbuluar idhullin e tij

Më: 5 prill 2020 Në ora: 14:27
Leclerc ka zbuluar idhullin e tij

Piloti francez Charles Leclerc po kalon ditët e izolimit në shtëpinë e tij në Monaco, në pritje të urdhrit për nisjen e sezonit të Formulës 1, ndërsa ditën e djeshme ka gjetur kohën për të bashkëbiseduar me fansat në rrjetet sociale.

Leclerc ka zbuluar idhullin e tij në këtë sport, ndjesitë e të qenit pilot i një skuadre legjendë të Formulës 1 si Ferrari, si dhe sekretet e zgjedhjes së numrit 16 për të mbajtur mbi shpinë dhe mbi makinë, ndërkohë që zbret në pistë.

Ishulli juaj? – Padyshim Michael Schumacher. E ndiqja që i vogël dhe më impresiononte mënyra se si garonte e përballonte situate të ndryshme. Ishte i jashtëzakonshëm. Megjithatë do të doja të garoja edhe me Airton Senna-n.

Eksperienca te Ferrari… – Ndonëse kam më tepër se një vit këtu, ndonjëherë më duket si ëndërr dhe nuk e besoj që jam pjesë e kësaj skuadre. Te Ferrari kam mësuar të kem durim dhe të pres për të arritur gjëra të caktuara. Përmirësohem çdo ditë duke ndjekur Seb dhe pjesën tjetër të stafit.

Fitorja në Monza… – Ishte diçka e jashtëzakonshme, pasi kisha pas shpine dy pilotë si Hamilton dhe Bottas, të cilët ishin shumë të shpejtë. Kisha emocione padyshim dhe shumë ankth, por prania e tifozëve të shumtë bëri që Ferrari të “fluturonte” dhe të kalonte i pari vijën e finishit.

Numri 16… – Në fakt doja numrin , por e kishte zënë Raikkonen, Më pas mendova për numrin 10, të cilin e mori pak para meje Gasly dhe në fund zgjodha 16-ën, pasi 1+6 bëjnë 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat