Katër skuadra rrezikojnë të largohen nga Formula 1

Formula 1

Katër skuadra rrezikojnë të largohen nga Formula 1

Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:53
Katër skuadra rrezikojnë të largohen nga Formula 1

Katër skuadra rrezikojnë të largohen nga Formula 1 nëse botërori i këtij sporti nuk do të zhvillohet këtë vit (gjithsej janë 10 skuadra. I këtij mendimi është Zak Brown, drejtori sportiv i McLaren, që tha se situata në këtë sport është kaotike për shkak të koronavirus.

Natyrisht që makinat më të rrezikuara janë ato me buxhet të vogël.

Deri më tani janë anuluar 2 gara dhe janë shtyrë për një datë tjetër 6 të tjera, por situata nuk duket shumë optimiste. Për momentin, masa e vetme e marrë është shtyrja për në vitin 2022 i aplikimit të rregullave të reja të këtij sporti.

“Nëse nuk e përballojmë këtë situatë në mënyrë agresive rrezikojmë të humbasim të paktën 4 skuadra. Formula 1 po kalon një moment të brishtë”, tha Brown për BBC. Mclaren është makina e parë që ka reduktuar rrogat e pilotëve dhe ka dërguar shumë punonjës në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat