Alonso përgatit rikthimin në Formula 1

Formula 1

Alonso përgatit rikthimin në Formula 1

Më: 22 prill 2020 Në ora: 15:44
Alonso përgatit rikthimin në Formula 1

Fernarndo Alonso është gati të bëjë një rikthim të bujshëm te F1 me skuderinë e Ferrarit, nëse Sebastian Vettel largohet nga “Kali i Çmuar” në fund të sezonit të ardhshëm. Alonso ka qenë jashtë kompeticionit të F1 që nga viti 2018, kur i ktheu shpinën sportit pas një sulmi të dytë zhgënjyes me McLaren.

Spanjolli që nga ajo kohë ka garuar në kompeticione të tjera të motorit, duke përfshirë Dakar Rally, por duket se ai akoma mban shpresën për të siguruar “Kurorën e 3-fishtë”.

Alonso ka nevojë për një fitore në Indianapolis 500 për të shtuar në Grand Prix të Monakos një fitore tjetër në mënyrë që të plotësojë setin e famshëm.

Fituesi i dy titujve i titullit të botës kaloi pesë sezone me Ferrarin në vitet 2010-2014 duke përfunduar i dyti në Kampionatin Botëror të Shoferëve.

38-vjeçari ka insistuar për t’u rikthyer në Formula 1 dhe lajmet për të që është i interesuar seriozisht për t’u ribashkuar skuterisë së Ferrarit, vijnë pas diskutimeve të vazhdushme mes gjigantëve të F1 dhe Vettel, mbi kushtet e kontratës së re.

Vettel po përballet me një goditje të konsiderueshme në pagat e tij të tanishme prej 35 milion £ në vit, për shkak të paraqitjes së tij zhgënjyese gjatë dy viteve të kaluara dhe për shkak të ndikimit të pandemisë së COVID-19 te F1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat