Rossi: Tërheqja?

Formula 1

Rossi: Tërheqja?

Më: 25 prill 2020 Në ora: 14:36
Rossi: Tërheqja?

Stopi i detyruar për shkak të emergjencës së koronavirusit po i krijon probleme serioze të gjithë botës së sportit, por veçanërisht Valentino Rossit. Garat e para të këtij sezoni do t’i shërbenin Doktorit për të vendosur se çfarë do të bëjë në 2021, të tërhiqet apo të vazhdojë me Yamahan me skuadrën satelite “ Petronas”.

Një vendim që Vale duhet të marrë në një kohë të vështirë dhe në një situatë aspak të mirë për shkak të pandemisë së Covid-19 që ka bërë të mundur edhe shtyrjen e fillimit të sezonit të ri në Moto Gp.

“Jam në një situatë të vështirë. Siç e kam thënë edhe më parë, opsioni im i parë është të vazhdoj karrierën pais jam i motivuar dhe kam dëshirë ta bëj një gjë të tillë. Gjithsesi përpara duhet të kuptoj se në cfarë niveli ndodhem sepse në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar kam vuajtur shumë dhe kjo është e rëndësishme.

Në raste kam qenë i ngadaltë”, theksoi Rossi, i cili në lidhje me sezonin e ri theksoi se gjasat janë që të fillojë në gjysmën e dytë të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat