Rossi: Problemi im është se nuk ka gara

Formula 1

Rossi: Problemi im është se nuk ka gara

Më: 26 prill 2020 Në ora: 17:29
Rossi: Problemi im është se nuk ka gara

Piloti italian dhe ikona e Moto GP, Valentino Rossi, ka deklaruar se është ende i paqartë për të ardhmen e tij. Ai shprehet se pa zbritur në pistë nuk është në gjendje të marrë një vendim të saktë, nëse do të garojë sërish apo jo. Kontrata e tij me Yamaha skadon në fund të këtij sezoni.

“Problemi im është se nuk ka gara dhe nuk mund të garojmë. Ndaj, vendimin tim për të vijuar karrierën apo jo duhet ta marr ndoshta pa zbritur në pistë. Në rastin më të mirë, sezoni 2020 i Moto GP do të nisë në gjysmën e dytë të vitit, ndërsa unë duhet të marr një vendim më herët”, tha Rossi.

Ai do t’i lërë vendin te Yamaha francezit Fabio Quartararo, ndërsa piloti tjetër është spanjolli Maverick Vinales.

Më tej, Rossi shton: “Unë kam dëshirë të vazhdoj, por gjendem në një situatë të vështirë. Jam i motivuar, por është e rëndësishme të kuptoj se sa kompetitiv do të jem unë apo motori i ri. Doja të zhvilloja 5-6 gara të kuptoja gjendjen. Nuk më pëlqen të tërhiqem pa garuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat