Anulohet gara e Shpërblimit të Madh të Francës në Formula 1

Formula 1

Anulohet gara e Shpërblimit të Madh të Francës në Formula 1

Më: 27 prill 2020 Në ora: 10:26
Formula 1

Gara e Shpërblimit të Madh të Francës në Formula 1, e paraparë të mbahej më 28 qershor, është anuluar shkaku i pandemisë COVID-19.

Lajmin e kanë bërë të ditur organizatorët e garës, njofton agjencia Reuters. Stinori në Formula 1 ende nuk ka filluar dhe gara në Francë është e dhjeta e këtij stinori që është prekur nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi.

Ndërkohë është njoftuar po ashtu se gara e Shpërblimit të Madh të Britanisë në Silverstone do të organizohet pa shikues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat