Ecclestone: Hamilton është më i madhi nga të gjithë

Formula 1

Ecclestone: Hamilton është më i madhi nga të gjithë

Më: 5 maj 2020 Në ora: 13:13
Ecclestone: Hamilton është më i madhi nga të gjithë

Bernie Ecclestone, ish-pronari i Formula 1, ka folur me superlativa për Lewis Hamilton, piloton britanik, 6 herë kampion bote. Sipas Ecclestone, piloti i Mercedes është më superior se ky sport, referuar fitoreve të britanikut dhe mënyrës së tij për të pilotuar.

Në një intervistë për “Sunday Express”, Ecclestone tha: “Hamilton është më i madhi nga të gjithë.

Është një vlerë që e kalon atë të Formula 1, është më superior se vetë ky sport”.

“Në këtë sport nuk ka një manual përdorimi, asnjë nuk të thotë se çfarë duhet të bësh. Lewis ka arritur një bilanc të përkryer, që e çon në një nivel superior, jo vetëm në pistë por edhe kur flet”, u shpreh Ecclestone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat