Stebastian Vettel do të largohet nga Ferrari

Formula 1

Stebastian Vettel do të largohet nga Ferrari

Më: 12 maj 2020 Në ora: 09:49
Stebastian Vettel

Piloti gjerman Sebastian Vettel do të largohet nga Ferrari në fund të vitit, pasi nuk ka arritur marrëveshje me krerët e ekipit italian për ta vazhduar kontratën. Lajmi është njoftuar nga skuadra italiane e Formula 1.

“Është një vendim që e kemi marrë bashkërisht me Sebastianin, një për të cilin dy palët ndjehen se është më e mira”, ka thënë shefi i ekipit të Ferrarit, Mattia Binotto.

E ardhmja e Vettelit, kampionit të katërfishtë, në Formula 1 është në dyshim. Gjermani 32-vjeçar mund të vendosë të kalojë te McLareni.

Ndërkohë si zëvendësues i Vettelit te Ferrari po shihet spanjolli Carlos Sainz, piloti aktual i McLarenit.

Vettel kishte fituar titullin e kampionit të Formula 1 katër vjet rresht, si pjesë e Red Bullit, nga viti 2010 deri në vitin 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat