Nuk i kursejnë lavdet për njëra-tjetrën - Bota Sot
Nuk i kursejnë lavdet për njëra-tjetrën

Formula 1

Nuk i kursejnë lavdet për njëra-tjetrën

Më: 14 maj 2020 Në ora: 14:10
Nuk i kursejnë lavdet për njëra-tjetrën

Largimi i papritur i Sebastian Vettel nga “Kokëkuqja” i ka përshpejtuar gjërat në atë mënyrë, sa ëndrra e Carlos Sainz është realizuar. Madrileni do të jetë një pilot i “Ferrari” nga viti 2021. Ai ka firmosur kontratë për dy sezone me skuderinë e njohur të “Formula 1”. Ai bëhet i treti spanjoll në histori, që do të përfaqësojë “Ferrari”, pas Alfonso de Portago dhe Fernando Alonso.

Njoftimi u dha këtë të enjte, pas disa muaj negociatash, të cilat dolën në dritë që në dhjetor të vitit të kaluar. Vetë piloti u shpreh: “Jam shumë i lumtur të njoftoj se do të garoj për skuderinë e Ferrarit më 2021 dhe të ardhmen që më pret me ekipin. Unë kam akoma një vit të rëndësishëm përpara McLaren Racing dhe mezi pres të konkurroj përsëri me ta, këtë sezon”.

Mattia Binotto, shefi i ekipit të “Kokëkuqes”, ishte i pari që e mirëpriti Carlos: “Me pesë sezone përvojë pas tij, Carlos ka provuar të jetë një talent i shkëlqyeshëm, me aftësi teknike dhe attribute, që do ta bëjnë të përshtatet në mënyrë të përkryer me familjen tonë. Ne kemi hyrë në një cikël të ri, me qëllim kthimin në majën e “Formula 1”.

Do të jetë një rrugë e gjatë, jo pa vështirësi, veçanërisht duke marrë parasysh situatën aktuale financiare dhe rregullatore, e cila ka pësuar një ndryshim të papritur. Besojmë se një duet pilotësh të talentuar dhe me personalitet si Charles dhe Carlos, më të rinjtë e skuderisë sonë në 50 vitet e fundit, është kombinimi më i mirë i mundshëm për të na ndihmuar të arrijmë objektivat”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat