Qeveria e Belgjikës jep dritë jeshile për garën

Formula 1

Qeveria e Belgjikës jep dritë jeshile për garën

Më: 15 maj 2020 Në ora: 16:45
Qeveria e Belgjikës jep dritë jeshile për garën

Qeveria e Belgjikës edhe zyrtarisht ka aprovuar planin për të mbajtur gara për Çmimin e Belgjikës, por pa praninë e tifozëve.  

Gara do të zhvillohet në datën e planifikuar, pra 30 gusht, edhe pse në Belgjikë ishin anuluar të gjitha evenimentet deri më 31 gusht. Por, vendimi i sotëm lejon organizatorët e psitës “Spa” në Belgjikë, që të finalizojnë marrëveshjen me Formula 1.

“Ne më në fund kemi marrë dritën e gjelbër nga qeveria, për të organizuar garën. Ne tashmë kemi marrëveshjen bazë me F1”, ka thënë sretori i pistës “Spa”, Stijn De Boever.

Formula 1 synon të fillojë sezonin me garën e Austrisë, më 5 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat