Telashet për Formula 1 nuk kanë të ndalur.
Pandemia Covid-19 nuk po ndalet së hapuri probleme për garat e Formula 1, duke bërë që deri më tani të jetë çrregulluar i gjithë orari.
Derisa disa ditë më parë flitej për shenja pozitive rreth British GP, së fundmi kjo garë që zhvillohet në Silverstone është vënë në dyshim.
Pas rregullave të fundit të caktuara nga Qeveria e Britanisë së Madhe për karantinim, Formula 1 është gati të heq dorë nga zhvillimi i dy garave në Silverstone.
Pistën e Silverstone mund ta zëvendësojë Hungaria, që është më e afërta në listë për ta bërë një gjë të tillë.
Britania e Madhe pritet që sot të publikojë detajet për rregullin e 14 ditë karantinimit për ata që udhëtojnë.