Sainz: Te Ferrari do të jap maksimumin tim

Formula 1

Sainz: Te Ferrari do të jap maksimumin tim

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:10
Sainz: Te Ferrari do të jap maksimumin tim

“Nuk kam firmosur me Ferrarin për të qenë pilot i dytë, pas Leclerc.

Në kontratën që kam nënshkruar, ashtu sikurse kam bërë edhe më parë, thuhet se skuadra është mbi pilotin. Ndaj, nuk ka asnjë klauzolë që unë të ndihmoj Leclerc”.

Ka qenë kjo deklarata e dhënë sot nga spanjolli Carlos Sainz, që duke nisur nga viti 2021 do të jetë piloti i ri i Ferrarit. Ai ka zënë vendin e Sebastian Vettel, që do të largohet në fund të këtij viti.

“Te Ferrari do të jap maksimumin tim për të fituar dhe të gjithë në pistë jemi rivalë. Nëse do të ndodhemi përpara një situate të ndërlikuar, do të marrim vendimin e duhur”, tha Sainz, që këtë sezon do të garojë me McLaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat