Ferrari e Mercedes zbresin pilotët në pistë

Formula 1

Ferrari e Mercedes zbresin pilotët në pistë

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 16:41
Ferrari e Mercedes zbresin pilotët në pistë

Më 5 korrik, në Austri do të nisë sezoni 2020 në Formula 1, një kampionat që nis gati me 4 muaj vonesë nga parashikimi për shkak të koronavirus. Në këtë periudhë, Mercedes dhe Ferrari u kanë dhënë mundësi pilotëve të tyre të zbresin në pistë (respektivisht në Silverstone dhe Fiorano) për të hequr “ndryshkun” e kësaj ndalese të gjatë.

Pilotët e këtyre makinave kanë testuar makinat e viteve 2018, gjë që lejohet nga rregullorja, për të patur mundësi të ambientohen sadopak me atë që i pret më 5 korrik në pistën e “Red Bull Racing”.

Gjithsesi, këtë mundësi nuk e kanë pilotët e Red Bull dhe McLaren, që nuk do të testojnë ndonjë makinë deri më 5 korrik. Red Bull do të garojë në pistën e saj pa bërë ndonjë test me dy pilotët e saj, duke shpresuar të bëjë “bingo” që në garë.

Kjo, për faktin se makina austriake ka kaluar nga motori Renault në atë Honda. Po ashtu edhe McLaren, që nuk do të bëjë ndonjë test gjatë kësaj periudhe, duke qenë se kanë ndryshuar motor (nga Honda te Mercedes).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat