Mika Hakkinen, ish-kampion bote në Formula 1, u shpreh se Valtteri Bottas është piloti i vetëm që mund të mposhtë Lewis Hamilton këtë sezon. Botërori 2020 i Formula 1 nis më 5 korrik nga Austria, ndërkohë që deri më tani janë konfirmuar vetëm 8 gara.
“E kam parë nga afër zhvillimin e Valtteri si pilot si dhe dedikimin e tij në punë.
Është përmirësuar shumë si pilot dhe mendoj se ka shumë shanse që të fitojë titullin kampion këtë vit”, tha 51-vjeçari Mika Hakkinen.
“Në testet dimërore ishte më i shpejti nga të gjithë dhe më duket gati për sezonin e ri. Nëse Mercedes do të ruajë këtë ritëm deri në fund, ai mund ta mposhtë Lewis në pistë”, u shpreh Hakkinen.