Schumacher iu nënshtrua terapisë

Formula 1

Schumacher iu nënshtrua terapisë

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 14:06
Schumacher iu nënshtrua terapisë

Që nga viti 2013, kur u aksidentua në Alpet Franceze, Michael Schumacher nuk është më i njëjti. Edhe sot, gjendja e tij klinike mbahet e fshehtë dhe larg kamerave, pasi familja e tij ka luftuar fort për ruajtjen e privatësisë. Por, sipas gazetës franceze “Le Dauphine”, shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 me Ferrarin dhe Benettonin, “brenda ditëve të ardhshme” do t’i nënshtrohet një operacioni me qelizat staminale për të rigjeneruar sistemin e tij nervor.

Edhe nëse teknikat dhe procedura e operacionit janë të panjohura, besohet se ndërhyrja konsiston në transferimin e qelizave staminale nga zemra ose palca e eshtrave në trurin e Michael.

Operacioni do të udhëhiqet nga dr. Menasche, i njohur si “pionier në operacionin e qelizave staminale”. Shtatorin e kaluar Schumacher iu nënshtrua terapisë së parë të qelizave staminale në Paris.

Rezultatet nuk dihen saktësisht, qëllimi është të rigjenerojë sistemin nervor: do të ketë një efekt anti-inflamator që ndoshta do të ketë një ndikim në tru. Me shpresën se Schumi mund të rikuperohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat