Hamilton do të ulet në gjunjë në rast se ngjitet në podium

Formula 1

Hamilton do të ulet në gjunjë në rast se ngjitet në podium

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 14:21
Hamilton do të ulet në gjunjë në rast se ngjitet në podium

Lewis Hamilton do të ulet në gjunjë në rast se ngjitet në podiumin e garës së Çmimit të Madh të Austrisë, gara e parë sezonale në Formula 1. Një gjest që mbështet betejën kundër racizmit, pas ngjarjeve të fundit në Amerikë, ku humbi jeton afro-amerikani George Floyd.

Duket se britaniku synon të imitojë gjestin e Kaepernick, lojtar i futbollit amerikan, që u gjunjëzua në momentin që këndohej himni amerikan. Babai i Lewis Hamilton, Anthony Hamilton, ka ftuar të gjithë të ndjekin shembullin e 6 herë kampionit të botës dhe të ulen në gjunjë.

“Kjo është një çështje që nuk i përket vetëm Lewis, por të gjithë Formula 1.

Uroj që e gjithë Formula 1 të ulet në gjunjë. Ai nuk ka frikë ta bëjë këtë gjest, pasi është një veprim i drejtë, ku ai beson. Të ulemi në gjunjë jo vetëm për Floyd, por për të gjithë ata që po vuajnë nga racizmi”, tha Anthony Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat