Ish-bashkëpunëtori zbulon detaje të reja rreth gjendjes së Schumacherit

Formula 1

Ish-bashkëpunëtori zbulon detaje të reja rreth gjendjes së Schumacherit

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 16:54
Ish-bashkëpunëtori zbulon detaje të reja rreth gjendjes së Schumacherit

Ish-bashkëlojtari i Michael Schumacherit ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të legjendës së Formula 1.

Felipe Massa është hapur rreth gjendjes së Michael Schumcherit gjashtë vjet pas aksidentit horror të tij në skijim.

Ai thotë se Schumacheri ka kaluar nëpër një fazë të vështirë dhe se situata e tij nuk ka qenë e lehtë.

Në një videolidhje Massa tha: “Unë e di çfarë është duke bërë ai. Situata e tij nuk është e lehtë”.

“Ai është në një fazë të vështirë, por ne duhet ta respektojmë familjen e tij”, tregon më tej Massa. “Familja e tij nuk dëshiron të japë më shumë informacione, pse duhet ta bëj unë këtë?”, shtoi ai.

Që prej këtij aksidenti familja e Schumacherit e ka mbajtur sekret gjendjen shëndetësore të tij. Massa është njëri ndër njerëzit e paktë që janë lejuar ta vizitojnë ish-pilotin gjerman në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat