Ferrari zbret në pistë makinën e 2018-ës - Bota Sot
Ferrari zbret në pistë makinën e 2018-ës

Formula 1

Ferrari zbret në pistë makinën e 2018-ës

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 14:44
Ferrari zbret në pistë makinën e 2018-ës

Pilotët Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc kanë zbritur sot në pistën e Mugello me makinën Ferrari SF&1-H, makina e vitit 2018.

Sipas rregullores së FIA, pilotët mund të garojnë me makina që janë të paktën dy vite të vjetra. Ky test kryhet për të ambientuar sadopak pilotët e “kokëkuqes” me pistën në prag të debutimit sezonal, në Austri (më 5 korrik).

Ideja për të garuar në pistën e Mugello duket disi strategjike për Ferrarin, pasi pista italiane është kandidate për të mirëpritur një garë të Formula 1 këtë sezon, më 13 shtator. Makina italiane është makina e katërt që zbret në pistë në këtë periudhë pushimi, pas Mercedes, Renault dhe Racing Point.

Sezoni 2020 nuk ka nisur ende për shkak të koronavirus. Deri më tani janë konfirmuar vetëm 8 gara, të gjitha në Europë. Disa skuadra kanë vendosur të bëjnë disa prova me makinat e vjetra për t’u mundësuar pilotëve të ambientohen me pistën e garat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat