Nascar përkrah pilotin

Formula 1

Nascar përkrah pilotin

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 16:21
Nascar përkrah pilotin

Bubba Wallace, gjithsesi, fiton. I vetmi pilot me ngjyrë i Nascar, në bokset e të cilit para garës së Tallagedas u gjet një litar në formë laku, e përfundoi garën në vendin e 14-të, por është njësoj sikur të kishte triumfuar e madje bashkë me të, edhe gjithë Nascar, gara e shpejtësisë aq e popullarizuar në Amerikë.

Para nisjes së garës, në Talladega Superspeedway të Alabamas, pilotë, personel i garës dhe mekanikë shoqëruan makinën me numrin 43 e Bubba Wallace, teksa shkonte të pozicionohej në vijën e nisjes, duke ecur përkrah tij e gati gati duke e shtyrë. Një shtysë e fortë solidariteti, pasi shumë njerëz kishin dalë në mbështetje të tij pas gjetjes së litarit në formë laku në boksin e pilotit.

Wallace, që mbante një maskë me flamurin amerikan, ishte dukshëm i emocionuar, ndërsa përqafonte pilotë dhe mbështetës të tij. Pas garës, i buzëqeshur, Wallace shkoi të përshëndeste një grup tifozësh, disa prej të cilëve mbanin veshur bluza me mbishkrimin e #BlackLivesMatter”.

“Ky sport po ndryshon,” – deklaroi Bubba Wallace, duke shtuar për sa ndodhi dje, – “doja t’i tregoja kujtdo që ka vënë lakun se nuk do të më heqë buzëqeshjen. Të gjithë fituam sot. Korteu para ndeshjes ishte ndoshta një nga gjërat më të paimagjinueshme që më kanë ndodhur në jetë, është vërtet e pabesueshme, jam krenar që jam pjesë e këtij sporti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat