Ferrari detyrohet të ndryshojë makinën para fillimit të sezonit - Bota Sot
Ferrari detyrohet të ndryshojë makinën para fillimit të sezonit

Formula 1

Ferrari detyrohet të ndryshojë makinën para fillimit të sezonit

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 10:06
Ferrari

Ferrari janë detyruar të bëjnë një ridizajnim të madh të makinës së tyre si rezultat i të metave të zbuluara që kur u zhvillua në testimin e para-sezonit në shkurt.

Bosi i ekipit Mattia Binotto tha se puna për të kuptuar pse makina ishte pa ritëm çoi në një “ndryshim të rëndësishëm të drejtimit në kuadër të zhvillimit”.

Makina me specifikat e tjera do të testohet këtë fundjavë, por nuk do të zhvillohet gara me të në Çmimin e Madh të Austrisë.

Debutimi i makinës së ndryshuar pritet të ndodhë në Çmimin e Madh të Hungarisë në 17-19 korrik.

Binotto tha që ekipi ishte detyruar të rishikojë qasjen e tyre ndaj aerodinamikës së makinës pas hetimit të tyre për mungesën e performancës së saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat