Alonso nuk heq dorë nga ëndrra e tij

Formula 1

Alonso nuk heq dorë nga ëndrra e tij

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:19
Alonso nuk heq dorë nga ëndrra e tij

Piloti spanjoll Fernando Alonso nuk heq dorë nga ëndrra e tij për të fituar në garën 500 milje të Indianapolis. Dy herë kampioni i botës në Formula 1 ka prezantuar makinën me të cilën do të garojë në këtë event.

Gara 500 milje e Indianapolis do të zhvillohet më 23 gusht dhe Alonso synon të jetë në startin e saj. Alonso ka prezantuar makinën e tij McLaren, me të cilën do të marrë pjesë në provat kualifikuese.

Deri më tani ai nuk ka arritur të triumfojë në këtë garë, në dy pjesëmarrje.

Spanjolli synon të fitojë “triple crown” (kurorën e trefishtë), të cilën e merr piloti që fiton një garë të Formula 1 në Montekarlo, garën 24 orëshe të La Mansh dhe atë 500 milje të Indianapolis. Spanjolli ka fituar dy garat e para dhe synon triumfon në garën amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat