Pa tifozë

Formula 1

Pa tifozë

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 13:49
Pa tifozë

Botërori i Moto GP, ashtu sikurse edhe ai i Formula 1, do të zhvillohet pa tifozë për shkak të pandemisë së Covid-19. Lajmin e konfirmuan sot drejtuesit e Dorna, kompania që drejton garat e motoçiklizmit.

Gara e parë sezonale e Moto GP do të zhvillohet më 19 korrik në pistën spanjolle të Jerez.

Po në këtë pistë do të zhvillohet pas 7 ditësh edhe gara e dytë. Të dyja këto gara do të zhvillohen pa tifozë.

Më pas, botërori do të vijojë në pistën Çeke të Brno dhe më pas do të zhvillohen dy gara në pistën austriake të Zeltweg, aty ku këtë fundjavë debuton Formula 1. Këto 3 gara do të zhvillohen për 3 fundjava radhazi dhe ashtu si dy garat spanjolle do të jenë pa tifozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat