Sot fillon sezoni 2020 në Formula 1

Formula 1

Sot fillon sezoni 2020 në Formula 1

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 08:17
Ilustrim

Sot do të jetë një ditë e mirë për adhuruesit e garave të shpejtësisë.

Sezoni 2020 në Formula 1 do të fillojë sot, pas një pritjeje të gjatë, që erdhi si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Sezoni pritej të fillonte në mars, në Melbourne, por ajo garë anulohej, pasi disa anëtarë të stafit të një skuadre rezultonin pozitiv.

Pas shumë ndryshimeve në kalendarin e FIA, data për fillimin e sezonit është caktuar të jetë 5 korriku.

Sot, në Spielberg të Austrisë, do të marrë start sezoni i ri, pra në Austrian Grand Prix.

Në këtë garë, në ‘pole-position’ niset Valtteri Bottas, i ndjekur nga Lewis Hamilton.

Mbetet të shihet se kush do të triumfojë në garën e parë të këtij viti, në ‘Çmimin e Madh të Austrisë’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat