Formula 1 ende nuk ka konfirmuar kalendarin e garave

Formula 1

Formula 1 ende nuk ka konfirmuar kalendarin e garave

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:17
Formula 1 ende nuk ka konfirmuar kalendarin e garave

Në Austri, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, duhej të publikonte kalendarin për pjesën e mbetur të sezonit, por kjo gjë nuk ndodhi. Prej kohësh përflitet se do të zhvillohen gara në pistën e Mugello dhe Imola në Itali, Soçi në Rusi dhe Portimao në Portugali. Por këto pista e paralajmëruara ende nuk janë konfirmuar.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, rastet e shumta me koronavirus në Portugali kanë bërë që organizatorët e Formula 1, janë në dyshim për të dhënë dritë jeshile për garën në pistë portugeze.

Ndërkohë, shanse për të mirëpritur një garë ka pista në Vietnam, që prej 2 muajsh nuk ka raste të reja me “Covid-19”.

Gara e Vietnamit, e programuar më 5 prill, është shtyrë dhe ka gjasa të zhvillohet në nëntor, bashkë me garat në Abu Dhabi apo Bahrein.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat