Alonso rikthehet në Formula 1

Formula 1

Alonso rikthehet në Formula 1

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 13:24
Alonso rikthehet në Formula 1

Fernando Alonso rikthehet pas dy vitesh pushim në Formula 1. Ai do të zbresë sërish në pistë vitin e ardhshëm. Lajmi kishte disa orë që qarkullonte në media, por tashmë është zyrtare.

Piloti spanjoll, 2 herë kampion bote në Formula 1, do të pilotojë makinën franceze Renault vitin 2021. Më këtë makinë Alonso fitoi dy tituj kampionë në vitet 2005 e 2006.

Mësohet se Alonso, së shpejti 40 vjeç, ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Renault (deri në vitin 2022). Ai do të ketë si shok skuadre Esteban Ocon.

Gjatë këtyre dy viteve pushim, spanjolli është impenjuar në mjaft evente sportive të automobilizmit, në Indy 500, në garën 24 orëshe të La Manshit dhe së fundi në garat e Rally Dakar. Alonso do të zëvendësojë te makina fanceze australianin Daniel Ricciardo, që do të shkojë te McLaren vitin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat