Provoi garat e tjera me makina

Formula 1

Provoi garat e tjera me makina

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:42
Alonso

Fernando Alonso do të rikthehet në Formula 1, pas një pauze të shkurtër që bëri. Spanjolli do bashkohet me skuderinë e Renault, e cila do jetë hera e tretë që Alonso garon për skuderinë franceze.

Fernando Alonso ka bërë disa paraqitje në disa gara të tjera për makina si La Mansh dhe Indianapolis 500, para se të vendoste të rikthehej sërish në Formula 1.

Alonso ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me Renaultin deri në vitin 2023 ku do përfitojë 10 deri në 15 milion euro në vit.

Megjithatë ka një kaluzolë në kontratën e spanjollit, e cila e lejon atë të largohet nëse e shikon të arsyeshme. Fernando Alonso e ka fituar dy herë Formula 1 në vitet 2005 dhe 2006.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat