Në Austri dominon Sergio Perez

Formula 1

Në Austri dominon Sergio Perez

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 18:23
Në Austri dominon Sergio Perez

Në pistën e Zeltweg, janë zhvilluar sot provat e lira, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Austrisë. Kjo është gara e dytë sezonale e botërorit 2020 të Formula 1, që do të zhvillohet ditën e diel.

Kohën më të shpejtë në përfundim të sesionit të parë e regjistroi meksikani i Racing Point, Sergio Perez. Ai dha kohën 1’04”867, duke lënë pas makinën Red Bull të Max Verstappen me 96 të mijëtat më shumë.

Në vendet 3-4 u renditën dy pilotët e Mercedes, me Bottas që ishte më i shpejtë se Hamilton. zhgënjejnë sërish dy makinat Ferrari, larg më të mirëve.

Vettel u klasifikua i dhjeti, ndërsa Leclerc i 12-ti, të dy gati 1 sekondë më të avashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat