Në Shtime vazhdon Kampionati i Kosovës

Formula 1

Në Shtime vazhdon Kampionati i Kosovës

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 15:35
Gara e shpejtësisë, në Shtime vazhdon Kampionati i Kosovës

Pas dy garave spektakolare, Drag Race në Sllatinë dhe asaj të disiplinës malore në Kullë, Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon të dielën me garën që do të mbahet në Shtime, në disiplinën e auto sllallomit.

Gara do të mbahet në të dyja konkurrencat, meshkuj dhe femra dhe pritet të jetë mjaft interesante, ndërsa për fituesit do të ketë edhe shpërblime.

Nga ora 10:00-11:00 bëhet paraqitja në garë për të vazhduar më pas me verifikimin e dokumentacionit dhe kontrollimin teknik të veturave.

Pas brifingut me garues (12:00), në program është vozitja testuese dhe më pas gara zyrtare.

Shpërblimet:

Njoftim rreth garës “Auto Slaom”- Shtime.

Për fituesit e kohës më të mirë në kategorinë e femrave dhe meshkujve garuesit do të shpërblehen me nga një set goma TOYO VERË 205/55r16.

Ndërsa për fituesit e vendit të parë ne kategoritë tjera, garuesit do të shpërblehen me nga një bateri Topla nga Sllovenia 75AH..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat