Hamilton fiton garën

Formula 1

Hamilton fiton garën

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 18:25
Hamilton fiton garën

Lewis Hamilton e ka nisur nga vendi i parë dhe e ka mbyllur në vendin e parë  Çmimin e Madh të Austrisë.

Pas tij është pozicionuar Valteri Botas, që në xhirot e fundit ka sulmuar dhe parakaluar Max Verstappen.

Ka zgjatur vetëm dy kthesa gara e Ferrari-t: Charles Leclerc ka goditur makinën e Sebastian Vettel, duke e nxjerrë atë jashtë loje.

Charles Leclerc bëri një gabim idiot pasi përplasi shokun e tij të skuadrës Sebastian Vettel që në xhiron e parë. Të dy makinat kokëkuqe mbyllen garën shumë shpejt.

Piloti nga Monte Carlo ka reaguar për herë të parë pas incidentit. “Jam shumë i zhgënjyer me veten. Më vjen keq, por një keqardhje e tillë nuk është e mjaftueshme. Vettel nuk kishte asnjë faj sot.

“Tradhtova skuadrën pas punës 1 javore që ata bënë për ta sjellë makinën në formë. U shfaqa shumë i etur për t’i fituar ato vende në xhiron e parë. Do të mësoj nga një gabim i tillë”, shkruajti ai në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat