Hamilton më i shpejti në Hungari

Formula 1

Hamilton më i shpejti në Hungari

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 17:56
Hamilton më i shpejti në Hungari

Provat e lira të zhvilluara sot në pistën e Hungaroring dhe të vlefshme për Çmimin e Madh të Hungarisë kanë qenë me dy pamje. Gjatë paradites ka dominuar Mercedes me të dy pilotët e saj. Ndërsa gjatë pasdites, në pistën e lagur nga shiu, më i shpejti ishte Sebastian Vettel me Ferrari.

Gjithsesi, Lewis Hamilton regjistroi kohën më të shpejtë të ditës së sotme, 1’16”003, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas, vetëm 86 të mijëtat më i avashtë. Pas dy makinave Mercedes u renditën dy makinat Racing Point, me Sergio Perez e Lance Stroll.

Gjatë pasdites, provat e lira u zhvilluan në pistën e lagur prej shiut. Pilotët xhiruan pak në pistë, ndërkohë që kohën më të shpejtë e vendosi Vettel me Ferrari. Piloti gjerman dha kohën 1’40”464, duke lënë pas Bottas me Mercedes e Carlos Sainz me McLaren, shkruan Telesporti.

Të shtunën do të zhvillohen provat zyrtare (ora 15:00) dhe të dielën gara (ora 15:10).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat