Quartararo befason

Formula 1

Quartararo befason

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 17:46
Quartararo befason

Është fituar nga Fabio Quartararo pole position-i i parë i 2020-ës në Moto GP.

Francezi i Yamaha-s ka qenë më i shpejti në Jerez me kohën rekord 1’36″705, duke befasuar në tentativën e fundit Vinales (Yamaha) dhe Marquez (Honda).

Radha e dytë kryesohet nga Bagnaia me Ducati-n më t ë mirë, ndërsa Valentino Rossi do ta nisë nga vendi i 11-të.

Ashtu si në sezonin e kaluar, Quartararo është konfirmuar mbreti i provave kualifikuese në Andaluzi, duke përmirësuar me dy të dhjetat kohën e vendosur në 2019-ën dhe duke bërë xhiron më të shpejtë të të të gjitha kohërave në Jerez.

Një konfirmim se piloti i Costa Azzurra do të jetë një kockë e fortë për Marquez. Kampioni i botës ka provuar në çdo mënyrë, por në fund është dorëzuar edhe para Vinales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat