Hamilton barazon rekordin e Schumacherit

Formula 1

Hamilton barazon rekordin e Schumacherit

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 18:24
Hamilton barazon rekordin e Schumacherit

Lewis Hamilton ishte thjesht i pakonkurrueshëm në Çmimin e Madh të Hungarisë, që e fitoi lehtësisht.

Piloti britnez kështu barazoi rekordin e vendosur nga Michael Schumacher në Hungaroring me tetë fitore.

Një garë pa histori në Hungaroring, e dominuar nga piloti britanik, i cili e kaloi vijën e finishit 8 sekonda para Red Bullit të Max Verstappenit.

Shkalla më e ulët e podiumit ishte për Valteri Bottas, pilotin tjetër të Mercedesit.

E kalon i katërti finishin Lance Stroll (Racing Point), ndërsa Alexander Albon (Red Bull) i pesti.

Tjetër dështim për pilotët e Ferrarit, me Sebastian Vettelin që u rendit i shtati dhe Charles Leclerc i 11-ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat