Ish-presidenti: Rikthehem te Ferrari

Formula 1

Ish-presidenti: Rikthehem te Ferrari

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 16:53
Ish-presidenti: Rikthehem te Ferrari

Ish-presidenti i Ferrarit, Luca di Montezemolo, deklaroi se është gati të rikthehet në këtë detyrë, për ta bërë makinën italiane edhe një herë kampione të botës në Formula 1. Ashtu sikurse shkëlqente në mesin e viteve 2000, kur triumfonte bashkë me Michael Schumacher në pistë dhe Jean Todt në drejtim.

“Te Ferrari vij që nesër, madje në këmbë, por e di që nuk kam asnjë shans.

Të gjithë duhet të kenë kurajon për të pranuar se ky sezon është i humbur te Ferrari. Ajo që më shqetëson më shumë është e ardhmja, pasi po vënë në dilemë paraqitjen e kësaj makine në vitet 2021 e 2022”, tha Montezemolo.

“Problemi te Ferrari është tek organizimi i tij, pasi sot gjithçka është në kurriz të Binotto, që ka shumë përgjegjësi. Te Ferrari duhe të ndërhyjnë dhe të marrin vendime kurajoze për të ardhmen. Nëse makina nuk përmirësohet, atëherë vitin tjetër ka për të qenë edhe më keq. Makina nuk është kompetitive dhe e shoh jo të mirë të ardhmen”, tha Montezemolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat