Marquez do të garojë në Spanjë!

Formula 1

Marquez do të garojë në Spanjë!

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 17:25
Marquez do të garojë në Spanjë!

Pas aksidentit të frikshëm që përjetoi në Çmimin e Madh të Herez, gara e parë sezonale e këtij viti, 27-vjeçari Mark Marquez, u detyrua të operonte krahun e djathtë.

Pas operimit të martën në mëngjes, gara e radhës, po në Spanjë, ishte e humbur për Markezin. Por, piloti iberik ka marrë “dritën jeshile” nga ana e mjekëve dhe këtë fundjavë do të jetë sërish mbi Hondën e tij.

Marquez nuk do të jetë në provat e lira të enjten dhe do mungojë me shumë mundësi edhe të premten, por të shtunën për provat zyrtare do të jetë në pistë për të kërkuar “pole position”, e për të hedhur hapin e parë drejt triumfit në garën e së dielës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat