Quartararo siguron “pole position”

Formula 1

Quartararo siguron “pole position”

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 17:31
Quartararo siguron “pole position”

Fabio Quartararo ka siguruar pole position në Çmimin e Madh të Andaluzisë, ndërsa Marc Marquez ka hequr dorë nga gara.

Piloti i ri i Yamaha-s synon të përsërisë suksesin e të dielës së kaluar. Në krah do të ketë shokun e skuadrës Maverick Vinales dhe Francesco Bagnaia me Ducati Pramac.

Rezultat i mirë edhe për Valentino Rossi-n, i cili do ta nisë garën e nesërme nga vendi i katërt.

Nuk ia ka dalë Marc Marquez. Pasi ka zbritur në pistë për sesionin e provave të lira të Çmimit të Madh të Andaluzisë në Jeres, tetë herë kampioni i botës ka ngritur flamurin e bardhë dhe ka vendosur të mos garojë të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat