Fantastik Kalenderi, rekord i shtegut në Grashticë

Formula 1

Fantastik Kalenderi, rekord i shtegut në Grashticë

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 00:16
Fantastik Kalenderi, rekord i shtegut në Grashticë

Liridon Kalenderi i AK Prizreni D&G ka dëshmuar edhe njëherë se është garues i jashtëzakonshëm në disiplinën malore. Këtë herë, në Grashticë, ai jo vetëm që doli i pari, por arriti edhe rekord të shtegut.

Distancën prej 3 kilometrave, ai me Mitsubishi EVO 9 e kaloi për 01:34.392 minuta dhe me kohën e përgjithshme prej 03:10.588 (përfshirë të dyja vozitjet), arriti që veç spektaklit që e ofroi për dashamirët e auto sportit, të renditet i pari në plasmanin e përgjithshëm.

“Realisht jam shumë i gëzuar për rezultatin, sepse ishte mjaft vështirë për të arritur këtë kohë. Të shtunën nuk u ndjeva mirë, por për fat sot gjithçka ishte në rregull dhe mundi në fund u kurorëzua me fitore dhe rekord të shtegut”, ka thënë Kalenderi pas fitores.

Image

Rivali i tij kryesor ishte Përparim Dushi, i cili po ashtu u paraqit me Mitsubishi EVO 9 dhe në fund u rendit i dyti me +04.142 sekonda.

Podiumi i fituesve në plasmanin e përgjithshëm u plotësua me Gazmend Demollin, i cili me Audi S3, në krahasim me fituesin u vonua për 09.644 sekonda.

Image

Prishtina RT u rendit e para në konkurrencën ekipore me 55 pikë, para Prizrenit D&G e Ferizajt me nga 45 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat