Ferarri: Nuk fitojmë deri në vitin 2022

Formula 1

Ferarri: Nuk fitojmë deri në vitin 2022

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 14:09
Ferarri: Nuk fitojmë deri në vitin 2022

Skuadra e Ferrarit është dorëzuar këtë sezon dhe ka filluar që të mendojë për sezonin e ardhshëm, pasi që makina e skuderisë italiane, është gati një sekond pas makinave të “Mercedesit”, që ishte fituese në 3 garat e para.

Sipas “Gazeto Dello Sport” të njëjtin mendim e ndan edhe presidenti i Ferrarit, Xhon Eklan, i cili pret që makina italiane të jetë më konkurentë në vitin 2022.

“Na pret një periudhë e gjatë, pasi që në momentin, kur Zhan Tod nisi ciklin historik me 5 tituj më radhë në fillim të shekullit 21, kishte 20 vite që Ferrari s’kishte titull.

Na duhet stabilitet dhe siguri që të ndërtojmë Ferrarin që e duam, andaj do të shkojmë hap pas hapi,” ka thënë Elkon për mediat italiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat