Hamilton: Qëllimi im është që të vazhdoj aq shumë sa do të kem mundësi

Formula 1

Hamilton: Qëllimi im është që të vazhdoj aq shumë sa do të kem mundësi

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 12:57
Hamilton: Qëllimi im është që të vazhdoj aq shumë sa do të kem mundësi

Piloti i Mercedes, Lewsi Hamilton, dëshiron të garojë në Formula 1 për të paktën 3 vite të tjera. Anglezi është 35 vjeç, por pavarësisht kësaj po garon në nivele të larta dhe nuk dëshiron të tërhiqet momentalisht, pasi po paraqitet mjaft mirë.

Kontrata e tij me Mercedes mbaron në fund të këtij sezoni, por Hamilton nuk e ka mendjen aspak aty. “Dua të paraqitem në nivelin që kam tani gjithmonë, por do të vijë një moment që fizikisht dhe psikologjikisht nuk do të mundem ta përballoj. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por nuk besoj se do të ndodhë tani shpejt, për të paktën 2 apo 3 vite jo.

“Karantina, pavarësisht se ishte shumë e keqe në shumë, shumë rrugë, më dha shumë jetë dhe energji për t’u fokusuar në gjëra të tjera dhe fakti që qëndrova krejtësisht pasiv për një periudhë kohe më bëri të marr frymë lirisht. Pozicioni në Formula 1? Duhet ta fitosh vetë pozicionin dhe e ndjej se çdo vit kur kthehem duhet ta fitoj vendin tim,  jo sepse kam titullin kampion në brez.

“Duhet ta fitosh vetë mundësinë nëpërmjet përformancave të mira. Qëllimi im është që të vazhdoj aq shumë sa do të kem mundësi, kështu që e shoh se dhe për të paktën 3 vite do të jem këtu”, – tha kampioni britanik. Gjashtë herë kampioni i Formula 1 dëshiron që të bëhet njeriu me më shumë tituj të fituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat