Sergio Perez me COVID-19, humbet garën e Britanisë së Madhe, në vend të tij garon Hulkenberg

Formula 1

Sergio Perez me COVID-19, humbet garën e Britanisë së Madhe, në vend të tij garon Hulkenberg

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 19:44
Piloti i Racing Point, Sergio Perez do të mungojë në çmimin e madh të Britanisë së Madhe

Piloti i Racing Point, Sergio Perez do të mungojë në çmimin e madh të Britanisë së Madhe që do të zhvillohet këtë fundjavë pasi rezultoi pozitiv me COVID-19. Menjëherë pasi mori lajmin piloto meksikan është vetë izoluar për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit

Perez është i pari pilot në formula 1 që ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai u shpreh se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se pret ti rikthehet garave sa më shpejt.

Skuderia Raciong Point në 3 garat e para ka dhënë paraqitje mjaft pozitive dhe në çmimin e madh të Silverstonme në vend të Perez do garojë Niko Hulkenberg I cili prej disa kohësh është shkëputur nga garat e Formula 1.

Për shkak të COVID-19 kalendari i formula 1 ka pësuar shumë ndryshime dhe Britania e madhe këtë sezon do të presë dy gara të programuara në datat 2 dhe 9 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat