Hamilton fiton me gomën e çarë

Formula 1

Hamilton fiton me gomën e çarë

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 20:41
Lewis Hamilton

Çmimi i madh i Britanisë në Formula 1 flet për skuadrën e Mercedes pas fitores së Lewis Hamilton.

Ndoshta një prej fitoreve më dramatike të pilotit britanik në cirkuitin e Silverstone ku 2 xhirot e fundit të garës ishin vërtetë tensionuese.

Vetëm dy xhiro nga fundi, të dy pilotëve të Mercedes iu dëmtuan gomat e përparme. Së pari Bottas, i cili mbante vendin e dytë, iu shpua goma 2 xhiro para përfundimit të garës.

Ai u detyrua të hyjë në bokse për ta ndërruar, por për shkak të të afërsisë, Verstappen dhe Leclerc e shumë pilotë të tjerë arritën ta parakalojnë. Së fundmi Bottas e përfundoi garën në vendin e 11, raporton Ora News.

Por drama nuk përfundon këtu për Mercedes pasi radhën e kishte kampioni i botës, Hamilton i cili vetëm gjysmë piste larg fitores, “e tradhëton” goma.

Pavarësisht kësaj, distanca që ai kishte krijuar me vendin e dytë i ka dhënë fitoren.

Pas tij, u rendit piloti i RedBull Racing, Max Verstappen e ndërsa në vendin e tretë u ngjit kokëkuqja e Ferrarit me anë të Charles Lecrerc.

Ndërkohë, Sebastian Vettel vijon të mos gjejë qetësi në pistë teksa shënoi sërish një bilanc negativ duke u renditur në vendin e 10.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat