Verstappen fiton garën

Formula 1

Verstappen fiton garën

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 17:08
Verstappen fiton garën

Për herën e parë gjatë 2020-ës, Mercedes nuk ka arritur të fitojë një garë.

Në Çmimin e Madh të 70-vjetorit, në Silverstone, triumfoi Max Verstappen me makinën Red Bull. Holandezi shfrytëzoi më së miri strategjinë e fillimit me një gomë të fortë dhe u paraprin dy pilotëve të Mercedesit, Hamilton dhe Bottas, në finish.

Charles Leclerc i Ferrarit zhvilloi një garë të shkëlqyer, me vetëm një ndalesë, duke e mbyllur në vendin e katërt. Asgjë e veçantë për Vettel, gjermani u rendit në vendin e 12-të.

Sa i përket renditjes së përgjithshme, vazhdon të kryesojë Hamilton, me 107 pikë (3 vende të para), i ndjekur nga Verstappen (Red Bull) me 77 pikë, ndërsa Bottas, piloti tjetër i Mercedesit renditet i treti me 73 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat