Hamilton heq qafe Ferrarin

Formula 1

Hamilton heq qafe Ferrarin

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 12:47
Hamilton heq qafe Ferrarin

Vendi i dytë në garën e katërt sezonale të botërorit 2020 të Formula 1 i dha mundësi Leëis Hamilton të shkojë në 34 pikë avantazh në renditje ndaj shokut të tij të skuadrës Valtteri Bottas.

Gjithsesi, mes dy pilotëve është holandezi Max Verstappen, që ka 30 pikë diferencë pas triumfit në Silverstone.

Duke folur për renditjen, piloti britanik i Mercedes tha: “Në garat e fundit po shohim një problem me gomat, por besoj se skuadra do ta zgjidhë këtë çështje, që të mos krijohet sërish në të ardhmen”.

“Botërori është ende në hapat e para dhe është shpejt për të folur për titull. Duke parë që Ferrari ka probleme, mendoj se Bottas e Verstappen do të jenë dy rivalët e mi kryesorë për titull, me të cilët do të duelojmë në çdo garë. Gjithsesi, duhet kujdes në çdo garë”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat